Duke iu përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, në një ‘luftë’ replikash në Kuvend, Rama i kërkoi Bashës që të mos ‘imitojë’ ish-kreun e PD-së, Sali Berishën. Ai theksoi se situata në PD dhe ‘lufta’ e nisur mes Bashës dhe Berishës, është fundi i një partie.
“Ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk më argëton, por është fundi i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, por deri këtu nuk kishte shkuar, është shumë e shëmtuar ajo që ndodh. Foltoren këtu nuk e solla unë dhe nuk ke për ta dëgjuar këtu nëse nuk e sjell ti. Pse qesh? pse qeshura që të del natyrshëm ka filluar të del me shumë vështirësi këto kohë. Të kam pikë referimi, kjo dihet, mendoj për të mirën tënde gjithmonë. Foltoren e sjellë ti kur vjen këtu i fundit, gjë që e dimë sepse zgjohesh më vonë se të gjithë këtu dhe fillon një llogore fjalësh më të ulëta që mund të nxjerrë njeriu. Mos imito, hiq dorë nga imitimi i atij që këtu e quajte ustai, i yti jo i mi, sepse sa më shumë e imiton, aq më pak mund të kthesh realitet ato që sheh në ëndërr. Këto janë gjëra të ulëta. Ai ishte autori i një dosje ta fabrikuar që i ka dalë edhe rrënja e të vërtetës në lidhje me djalin tim. Ti e rimerr këtu prap dhe më tregon mua prindin dhe këta të tjerët duartrokasin. Me këto do ringrihesh? Me këto do bësh opozitën duke iu referuar ustait tënd, duke folur si ai, duke nxjerrë fjalë që është turp të mbushim televizionet me ato lloj fjalësh. Nuk fiton me këto”, tha Basha.