Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur Prof. Béla Merkely, Rektorin e Universitetit Semmelëeis të Budapestit, një prej universiteteve më të mira të mjekësisë në Europë.

“Në takimin e frytshëm, vendosëm bazat e një platforme ambicioze bashkëpunimi mes Universitetit të Mjekësisë të Shqipërisë dhe Universitetit Semmelëeis të Budapestit, të fokusuar tek forcimi i kapaciteteve për kërkimin shkencor dhe inovacionin, programin e njehsimit të doktoraturave dhe shkëmbimin për studentët dhe specializantët e Mjekësisë”, shkruan Manastirliu.

Rektori i Universitetit Semmelëeis, Prof. Béla Merkely në takim shprehu gatishmërinë për bashkëpunim konkret mes dy universiteteve të mjekësisë për programe shkëmbimi mes studentëve të mjekësisë. Ky bashkëpunim pritet të formalizohet më një marrëveshje mirëkuptimi mes dy universiteteve.

Postimi i ministres Manastirliu:

Me kënaqësi prita Prof. Béla Merkely, Rektorin e Universitetit Semmelëeis të Budapestit, një prej universiteteve më të mira të mjekësisë në Europë.
Në takimin e frytshëm, vendosëm bazat e një platforme ambicioze bashkëpunimi mes Universitetit të Mjekësisë dhe Universitetit Semmelëeis të Budapestit, të fokusuar tek forcimi i kapaciteteve për kërkimin shkencor dhe inovacionin, programin e njehsimit të doktoraturave dhe shkëmbimin për studentët dhe specializantët e Mjekësisë