E kthyer tashmë në një traditë, këtë të dielë kryeqyteti do të presë për të pestin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Përveçse një garë sportive, Maratona e kësaj të diele do të jetë edhe një ditë pa makina. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë që të dielën të mos përdorin automjetet duke lënë rrugët e lira. Në rast se do të duhet të përdorin mjetet që ndodhen në parkingje brenda territorit, në datën 17 Tetor, qytetarët duhet ta lëvizin makinën një ditë para maratonës, pasi gjatë zhvillimit të garës do të jetë e pamundur lëvizja e tyre. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës. Sipas këtij plani masash është parashikuar që duke filluar nga e shtuna deri të dielën do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë itinerari i maratonës. Bashkia e Tiranës informon qytetarët se kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00 dhe në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona 2021” të organizuar nga Bashkia Tiranë.
Maratona do të nisë nga sheshi “Skënderbej” për të vijuar më pas në rrugët kryesore të qytetit. Edhe këtë vit, ajo do të ketë 4 kategori: Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”, kategori kjo që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run”, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe, më datë 16 tetor 2021, me të rinjtë e shkollave te mesme të Tiranës.
Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë: 1-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:Ndalohet qarkullimi në blv “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skënderbej” në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë: a.Në rrugët “Lek Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”. b.Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”. c.Në kryqëzimin e blv “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas. d.Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
e.Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”. 1.1Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë blv “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:
a.Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – blv “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë. b.Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”. c.Linja Nr. 3 “Kashar–Yzberisht – Qendër”devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe tek Kafe “Flora”– rruga Mine Peza – rruga “e Durresit”. d.Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia”- “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”. e.Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”. f.Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryëzimin “E Elbasanit”- “Ismail Qemali” – blv “Bajram Curri”-“E Elbasanit”. g.Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – blv “Bajram Curri”-rruga “e Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itenerarit blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”. h.Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë).
i.10/B “Qendër – Mihal Grameno –Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”. j.Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”. k.12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”– Unazë – rruga “5 Maj”. l.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Ëillson. m.Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. n.Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga “E Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).
2.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona 2021” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:Ndalohet qarkullimi në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në oren 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë blv “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, blv“Dëshmorët e Kombit”, blv “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, blv “Zog I”, blv “i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, blv “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës Tiranë” deri te ura “Taiwan”, blv “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri te “ura Taiëan”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:
a.Në “Unazën e Mesme” përveç segmentit ura e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri tek Rruga e “Elbasani”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga“ e Dibrës”, rruga “e Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga “ e Kavajës” nga “ura teknologjike” deri te “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshi “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”. b.Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe blv “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas. c.Në kryqëzimin e rrugës “e Barrikadave” me rrugën “e Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në blv “Zogu I”. d.Në kryqëzimin e blv “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit. e.Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “e Durrësit”. f.Në kryqëzimin e “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”. g.Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën. h.Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e blv “Bajram Curri”. i.Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. j.Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. k.Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
2.1Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë: a.Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në blv “Bajram Curri” (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën “Sami Frashëri”. Pjesa tjetër e linjës devijon nga blv “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te rruga “Dervish Hatixhe” dhe rruga “e Barrikadave” në kthim. b.Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”. c.Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Djetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.
d.Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek Sheshi Karl Topia. e.Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te Ura e rrugës së “Elbasanit”.f.Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër”devijon nga sheshi “Karl Topia”. g.Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barikadave” në kthim.
h.Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”. i.Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim. j.Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit. k.Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “ e Barikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”. l.12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”. m.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Ëillson” dhe pjesa tjetër nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim. n.Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. o.Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjolleshën” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (prapa TOB). 3. Ndalohet qarkullimi i mjeteve ATP, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjete të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 17 tetor 2021 nga ora 07.00 -17.00.