Tiranë, 18 Tetor – Kanë mbërritur në mbrëmje në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tha se sasia e vaksinave të ardhura sot në vendin tonë është pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, që do të vijnë brenda vitit. Manastirliu nënvizon se do të garantohen vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë.

“?? Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit ✅ 2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat #falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë. #VAKSINOHU #JetaJoteVLEN❤️”, shkruan Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,842,661 doza të vaksinës ndaj COVID19. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,379,960 vaksina antiCOVID.