“Një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tri vendeve për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, kështu e ka komentuar kryeministri Edi Rama memorandumin tre palësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8 të nëshkruar sot nga ministrja e Infrastrukutrës Belinda Balluku.
Në video Balluku bën me dije se ky është një nga projektet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik edhe për vendet e rajonit jo vetëm për tre vendet pjesëmarrëse.
“Nënshkrim i memorandumit është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes 3 vendeve. Prej kohësh kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët e këtij korridori si një nga korridoret më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit perëndimor. Me të gjitha projektet si në fushën e hekurudhave si në të rrugëve e porti i ri i durrësit jemi të sigurt se ky projekt i madh do të jetë një sukses në të ardhmen. Kemi rënë dakord se një axhendë e përbashkët për promovimin e këtij korridorisi një nga korridoret më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik edhe për vendet e rajonit është një domosdoshmëri për axhendat e 3 ministrive të infrastrukturës në të ardhmen. Kemi folur se si së bashku mund të ndikojmë institucionet evropiane sidomos atë të hekurudhave. Së shpejti do kemi një takimt tjetër në Maqedoni të V dhe në Tiranë për të vazhduar më tej me të gjitha hapat për realizimin e këtij projekti të madh që do të ndryshonte jetën e qytetarëve në të gjithë ballkanin Perëndimor”, tha Balluku.
Sipas saj e rëndësishme është bashkëpunimi trepalësh si një mënyrë për të ndikuar në investimet financiare evropiane në mbështetje të këtyre projekteve.