31 Tetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve, për vaksinimit ndaj COVID19, ka publikuar mesazhin e gazetarit të njohur Edi Manushi.
Teksa ka kryer vaksinën antiCOVID, Manushi shprehet se ka një sërë arsyesh nga levizja lirshëm dhe deri tek mbrojtja e shëndetit të prindërve që e çoi drejtë këtij vendimi.
“Për neve si jë sezon i ngjeshur kemi kontakt me shumë njerëz, së pari njëherë për të patur një lirshmëri për të lëvizur, udhëtime jashtë shetit, stadiumet që hapen tani me kapacitete të plota kështuqë kjo është e detyrueshem, por kam edhe një merak tjetër. Unë takoj shpesh prindërit e mi dhe nuk do të doja të isha një transmetues i virusit në familje dhe gjëra të tjera si këto. Kështuqë me besim të plotë tek shkenca mora edhe unë këtë vendim që e ka marrë tanimë shumica e njerëzve në botë”, theksoi Manushi.
Edi Manushi nënvizon se vaksinimi i të rinjve është i rëndësishëm edhe në raport me prindërit dhe gjyshërit e tyre.
“Të rinjtë ne e dimë që e kalojnë lehtë, nuk kanë problem dhe gjëra si këto, por ata duhet të mendojnë kur takojnë gjyshërit dhe prindërit, ky është problem madhor që e bën këtë të detyrueshme edhe për të rinjtë mendoj”, tha Edi Manushi në mesazhin e tij.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.