Në javën e vaksinimit masiv të studentëve, ministrja Evis Kushi gjatë fjalës së saj në Kuvend iu bën thirrje studentëve të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Duke nxitur studentët të vaksinohen, Ministrja Kushi u shpreh se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin normalisht në auditore.
Kujtojmë se, duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për të qenë prezent në auditore.
Kushi: Në shumë shtete është marrë vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të pedagogëve studentëve, që do të thotë se mund të hyjnë në auditore vetëm me pasaportë vaksinimi, ose test PCR. Universitetet sot përveç kanë detyrimin që të ruajnë shëndetin e studentëve detyrimin etik dhe moral që të nxisin barazi përmes edukimit. Kjo nuk arrihet nëse nuk luftojmë rrezikun dhe frikën në mjediset universitare. Mënyra më e mirë dhe e shpejtë për ta bërë këtë është vakisnimi masiv i studentëve, pedagogëve. Dua të falenderoj të gjithë studentët që i janë bashkuar fushatës dhe po na ndihmojnë ti kthehemi normalitetit. Pas pak ditën fillon viti i ri akademik dhe presim me padurim rikthimin e studentëve. Ne duam që të gjithë të ktheheni në auditore pa rrezikuar jetën tuaj, të pedagogëve dhe ndaj këtë javë e kemi shpallur si java e vaksinimit masiv të studentëve. Dua të falenderoj ministrinë e Shëndetësisë që u tregua e gatshme. Vetë studentët i inkurajoj që ti bashkohen sa më shumë këtij procesi që të garantojmë një vit sa më të mbarë. Testi PCR është një opsion por do këmbëngulja për vaksinimin, sepse është mënyrë më e mirë, duke u bazuar në shkencë dhe në praktikat e vendeve të tjera. Vaksinimi është i rëndësishëm për të gjithë ne, por edhe për studentët që do tu kthehen auditoreve. Auditoret universitare mund të ktheheshin në vatra të mëdha të shpërndarjes së infeksionit. Ka edhe një arsye, është e rëndësishme që secili prej nesh të vaksinohet sepse ky proces është detyrim edhe ndaj shtresave vulnerabël, ndaj atyre që janë të pambrojtur, të mbrojmë ato që nuk vaksinohen dot. Ju bëj thirrje: Vetëm vaksinimi masiv ndalon përhapjen e infeksionit.