Kryetarja e Parlamentit Evropian, Ursula Von der Leyen është pjesë e samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni. Von der Leyen në deklaratën e saj për mediat ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera ajo është shprehur se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane.
“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sun dimin e ligjit, lirinë e mediave, etj. Kryetarja e Parlamentit Evropian ndër të tjera ka shtuar se ato duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta.
“Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”,ka thënë ajo.