Derisa disa shenja horoskopi mund të lavdërohen me shkathtësinë e tyre në krevat, për të tjerat ky aspekt i jetës nuk është ana e fuqishme. Po ju paraqesin listën e më të mirëve dhe më të këqijve në krevat.
Peshorja-Personat e lindur në këtë shenjë thjesht dëshirojnë t’i kënaqin të tjerët, janë shumë seksualë dhe janë në gjendje që partnerëve t’u ofrojnë seksin më të mirë që e kanë pasur ndonjëherë në jetë.
Dashi-Pjesëtarët e kësaj shenje dëshirojnë të jenë yje dhe të shkëlqejnë në çdo gjë, pra edhe në seks. Posedojnë kondicion fantastik seksual dhe dinë se çka duhet të bëjnë që partnerin ta vërshojnë me kënaqësi.
Demi-Kondicioni seksual, fantazia dhe paparashikueshmëria janë ato karakteristika që i posedojnë njerëzit e kësaj shenje. Me dëshirë dëgjojnë se çfarë dëshiron partneri dhe përpiqen që t’ua plotësojnë dëshirat në mënyrën më të mirë.
Shigjetari-Seksi dhe jeta e shëndetshme dashurore për këto shenja janë shumë të rëndësishme, si edhe respekti dhe vetëbesimi. Dëshirojnë që po kështu të ndihet edhe partneri i tyre.
Akrepi-Njerëzit e lindur në këtë shenjë gëzojnë famën e personave më seksi në Zodiak. Ata seksin e marrin shumë seriozisht, madje ata janë edhe të lumtur edhe argëtues. Janë spontanë dhe paksa të egër në krevat.
Luani-Luanët janë një ndër shenjat më të buta në krevat. Ata e dinë rëndësinë e dashurisë ndërmjet partnerëve. Janë të mirë në krevat dhe respektojnë dëshirën e partnerit.
Ujori-Ujorët janë të prirë për aventura në krevat, janë të guximshëm dhe krenarë. Megjithatë, dinë të bëhen paksa të pakujdesshëm kur është fjala për dashurinë dhe seksin.
Peshqit-Njerëzit e lindur në këtë shenjë dinë të jenë paksa të pandjeshëm ndaj dëshirave të të tjerëve në krevat, mirëpo nuk dëshirojnë që të bisedojnë sinqerisht as se çfarë ata vetë do të dëshironin. Edhe pse dinë të jenë argëtues gjatë seksit, për ta mund të thuhet që janë paksa dashnorë dembelë.
Bricjapi-Kondicioni seksual nuk është diçka që Bricjapët mund të lavdërohen. Ata kënaqen në seks dhe dinë të ofrojnë kënaqësi, mirëpo shpesh kënaqësia është gjysmake dhe sipërfaqësore.
Binjakët-Për ta nuk ka rëndësi që partnerit t’i ofrojnë kënaqësi, më shumë rëndësi i kushtojnë kënaqësisë së vet. Rrallë japin më shumë se ajo që detyrohen. Dinë të jenë shumë egoistë, madje edhe të pakëndshëm gjatë seksit.
Gaforrja-Njerëzit e kësaj shenje janë shumë të pakujdesshëm kur është fjala për intimitetin. Shpesh janë joshës dhe duken mirë, mirëpo performanca në krevat u është paska monotone.
Virgjëresha-Ndonjëherë duket që kuptimi i seksit dhe Virgjëresha janë dy botë të ndryshme, transmeton lexo.al. Dinë të mendojnë dhe fantazojnë për seksin, mirëpo janë të dobët kur duhet diçka të ndërmarrin konkretisht.