Për kanalin “Youtube” Fui Clear , Neymar ka folur e replikuar për kritikat që i janë bërë. “Njerzit dinë të thonë vetëm që Neymar nuk di të kujdeset për veten, Neymar është kështu, Neymar është ashtu..
Çfarë dini ju për Neymar ? Asgjë! Si mund të jem 12 vjet në krye nëse sdo kujdesesha për veten time? Askush se merr për bazë këtë gjë. Unë di të kujdesem për veten time, kam një terapist fizik dhe një tranjer privat 24 orë”, shprehet Neymar. Gjithashtu braziliani ka folur dhe për kritikat ndaj tij për jetën private. “Unë të lejoj të flasësh vetëm për jetën time brënda në fushë, ndërsa se çfarë bëjë jashtë në jetën time private më takon vetëm mua të jap mendime e përgjigje dhe jo juve. “Unë dal kur të mundem nëpër festa.
Nëse shkoj në një festë , dihet që të nesërmen jam pushim dhe nuk kam stërvitje apo ndeshje, normalisht që nuk do të shkoja kurrë në festë një natë para një seance stërvitore apo ndeshjeje.” Neymar përtej replikave , lavdëroi dhe punën dhe performancën e dy patritotëve të tij Vinicious Jr dhe Rodrygo duke thënë se ata janë e ardhmja e Brazilit.