Një shtëpi publike në Vjenë ka gjetur një mënyrë origjinale për të nxitur fushatën e vaksinimit. Kështu shtëpia publike “Funpalast” vendosi të japë një kupon prej 30 eurosh për t’u përdorur me prostitutat për çdo të sapovaksinuar. Një nismë që i shërben të dyja kauzave. Përveç nxitjes për vaksinim, pronari i restorantit shpreson të rifitojë në këtë mënyrë, një pjesë të madhe të klientëve të humbur për shkak të pandemisë.
Cristoph Lielacher, pronar i “Funpalast” e quajti nismën “Nata e gjatë e vaksinës”. Sigurisht, mund të mos jetë e lehtë për të gjithë të shpjegojnë pse shkuan në një shtëpi prostitucioni për t’u vaksinuar. Por Lielacher gjithashtu ka menduar për këtë, duke këshilluar klientët e tij të tregojnë se ata janë vaksinuar pranë monumentit të Gustav Klimt, i cili ndodhet pranë restorantit. Nisma synon mbi të gjitha emigrantët, të cilët janë një pjesë thelbësore e klientelës “Funpalast”.