Jul Deda dhe Çlirim Peka kanë udhëtuar drejt Kukësit ku Sali Berisha pritet të mbajë “Foltoren” e radhës. Kjo lëvizje vjen për të rregulluar imazhin e takimeve të ish liderit të PD pas përshtypjes që shumë njerëz kanë krijuar se rreth Berishës mblidhet llumi.
Ata vlerësohen si “ajka e mendimit të lirë” si dhe dy ndër strategët më të njohur të politikës shqiptare ku çdo lëvizje e tyre mund të lëviste bursën politike. Peka dhe Deda kanë zgjedhur të pozojnë bashkërisht duke përcjellë mesazhin se me ta PD-ja do jetë në dorë të sigurt. (TemA)