Nga Kimete Berisha/ Për Albin Kurtin, plaku shqiptar kushton 100 euro! Pse ore ti kujton se një plak kushton 100 Euro! Pse mendon Ti se prindërit tanë janë në shitje!
Sa kushton Ti? Mendon se mund t’ua blesh pensionistëve votën me 100 Euro?
Harroje. I merr për budallenjë ti pleqtë? Me qenë ata budallenjë nuk e kishin mbërri pleqërinë! Gjithë ditën e kam kaluar me pensionistë! Duke lobuar të votojnë kundër Vetëvendosjes!
Ata nuk do ta japin Ty votën edhe nëse ua jep 1000 Euro! Nëse vjen puna deri aty, ne i paguajmë dyfish prindërit tanë dhe nuk do të lejojmë t’i ‘blesh’ Ti!
Veç shqiptarët e konsiderojnë plakun ‘të përdorshëm’ dhe të manipulueshëm. Nuk mund të jesh budalla edhe të plakesh! Pa qenë super egoist dhe i mençur nuk e arrin dot pleqërinë (nejse, respekt për fenë që na mëson se jeton aq sa e ka shkruar Zoti).
Pleqëria është mençuri supreme. Mençuri do të thotë të jesh egoist, ta duash veten, e jo të shkrihesh për tjetrin e ta harrosh veten. Që thotë ajo kënga e poshtër: E harrova veten, tuj mendu për Ty! Kur ia jep pensionistit 100 Euro para zgjedhjeve, kësaj i thonë ‘trafikim me pleq’. Po. Kjo është lojë me ndjenja të pensionistëve.
Por Loja i barazon njerëzit. Në lojë nuk ka moshë. Prandaj, loja është kujtimi ynë më i bukur. Nuk mund të luash me pleq. Bindu. P.S. Të gjithë kundër Albin Kurtit që mendon se i blen shqiptarët (kaq lirë)!