Në nisje të fjalës së tij në seancë plenare, Kryeministri Rama ka thumbuar kryeopozitarin Basha duke i thënë se nga mënyra si flet i ngjan atij të foltores, duke iu referuar Sali Berishës.
Rama ironizoi Bashën edhe në lidhje me mënyrën se si ai i tha deputetit Shalsi, duke i thënë se është në pikë të hallit.
“Me keqardhje dëgjova atë logorenë në vend të mirëmnëgjensit pas ardhjes i fundit këtu z. Lulzim. Ta kam thënë edhe personalisht, mos e imito atë të foltores sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja dhe sa më shumë klith si personazhi i foltores aq më shumë dukesh si ai i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë që si prind i thua fëmijëve të tua se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjera dhe në sy të qindra mijëra të tjera është një burrë në pikë të hallit”, tha Rama.