Kryeministri Edi Rama në kuvend iu drejtua opozitës duke thënë se se prej 8 vitesh ata kanë të njëjtën retorike, ndaj dhe kanë mbetur në vend numëro.
Rama replikoi dhe për rritjen e çmimeve dhe mori si shembull naftën , që siç tha ai sot është më e lirë se kur PD qeveriste.
Rama: Të përsërisësh të njëjtën gjë është karakteristikë e mendje lehtësisë, prej 8 vitesh po merrni të njëjtin rezultat.
Dhe prapë të njëjtën gjë do të merrni. Dhe nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive dhe sajesave për masakra elektorale se aty ju kam gjetur aty do iu lë, në se do të thoni të njëjtën gjë duke i marrë shqiptarët për budallenj , por ju e dini vetë, aq më pak kur jeni në garë kush është kukulla , kush është pengu.
Faktet janë fakte, ju mund ti thoni shqiptarëve çfarë të doni, por mendësia e një populli ka një barometër dhe u bën 5 ditë që populli u thotë, këta s’janë më të mirë por ju ta harroni me këto mend që keni.
Dje në samit, të gjitha vendet kryefjalë kishin çfarë mund të bëjmë së bashku për të përballuar krizën e energjisë, ju si pengu dhe si pengmarrësi, Shqipëria nuk ka lidhje me këtë.
Po thatësirë a ka Shqipëria, a del vendi në treg për të blere energji, e para.
E dyta ju i thoni shqiptarëve se fatura është më e lartë por është e pa vërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedh dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenar , keni vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste.
Dhe kjo situatë nuk pyet se në Spanja ka më shumë , apo në kemi më pa, ju partia e liberalizmit të tregut, do mendojmë që jeni mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni, konceptet tuaja janë mbeturina .
Me gjithë taksën e karbonit brenda , tani se nuk po bërtas, se këtu dëgjojmë të shara para e mbrapa, jeni në një hall që nuk ua zgjidh dot, tani sot a është e vërtet që sot nafta është më lirë se dita kur latë qeverinë. Merreni tabelën dhe shiheni, sa e blenin shqiptarët kur ishit ju në qeveri .