Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se njohja e patentave shqiptare në Gjermani është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat.
Teksa ka replikuar me një komentues në lidhje me shërbimet e situatës në Drejtorinë e Transporteve, Rama shprehet se kjo arritje nuk do ishte e mundur në rast se ky institucion do të ishte i mbytur nga korrupsioni dhe injoranca.
Replikat
Komentuesi: Me mire te ishin te shkaterruara nga jashte dhe te forta nga brenda, sesa keshtu, ku u beni ambjente luksoze, por te mbyt korrupsioni, injoranca, militantizmi e nepotizmi. Gjithsesi ti vazhdo tu japesh ushqim shpirteror kokebosheve qe te ndjekin. Ne fund te fundit nuk ke shume faj. Ata qe te kane vene dhe mbajne aty ku je, keshtu ta kerkojne ta luash pjesen.
Edi Rama: Kush merr sherbime sot ne institucionet e Drejtorise se Transporteve e di mire se nuk te mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse sherbimet kalojne permes sistemeve digjitale qe nuk njohin as militante as kusherinj! Dhe kaq e vertete eshte kjo, sa qe e provon fakti qe procesi i njohjes se patentave shqiptare ne Gjermani, gje qe as nuk mendohej dot deri disa vite me pare, sot eshte ne fazen e fundit te miratimit ne Bundesrat, dhoma e landeve te Gjermanise! Sharjet e perqeshjet nuk jane argumenta.