Pas shpalljes të emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama ka dalë me një paketë masash për menaxhimin e kësaj krize.

Kryeministri tha se me ardhjen e tij në pushtet ka pasur gjithnjë një plan për mbrojtjen e konsumatorëve. Për këtë ai solli në vëmendje mënyrën e taksimit të pagës, ku tha se kur mori pushtetin paga e tij taksohej më pak se ajo e sanitares. Më tej ai shtoi se paga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur përsa kohë ai ka qenë në pushtet, ndërsa është rritur taksa mbi rrogat e tyre.

“Ju më keni zgjedhur mua të hyj në këtë godinë, paga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur asnjëherë ndërsa taksa mbi rrogat e tyre është rritur. Paga ime taksohej më pak se paga e sanitareve, ulëm taksa për biznesin e vogël dhe rritëm për biznesin e madh. Taksimi i të pasurve duhet menduar mirë sepse janë punëdhënësit më të mëdhenj të këtij vendi”, tha Rama.