Rusia regjistroi sot një rekord të ri të vde kjeve të përditshme nga COVID-19, për shkak të variantit Delta dhe në sfondin e një fushate shumë të mundimshme vaksinimi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 968 vde kje të shkaktuara nga COVID-19, sipas të dhënave të qeverisë. Ditët e fundit, vendi tashmë ka thyer rekordin e tij të vdekjeve ditore disa herë.

Zyrtarisht, numri i viktimave ka arritur në 215 453, duke e bërë Rusinë vendin më të prekur në Evropë dhe të katërtin më të goditur në botë. Megjithatë, shifra e vërtetë mund të jetë më e lartë. Instituti i statistikave Rosstat ka një përkufizim më të gjerë të vde kjeve për shkak të COVID-19 dhe raportoi më shumë se 400 000 vde kje në fund të gushtit.

Gjithashtu, edhe infektimet e reja vazhdojnë të rriten, me 29 362 raste sot, përfshirë 6 001 në Moskë, deri tani shpërt himi më i keq në vend. Sidoqoftë, asnjë kufizim shëndetësor ose masa frenimi nuk janë shpallur, me autoritetet që kanë treguar gjithmonë dëshirën e tyre për të ruajtur ekonominë.