Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nderimit të Gjeneral Major Abbas Ibrahim me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, tha se ai ka qenë arsyeja pse shumë fëmijë u shpëtuan nga kampet në Siri.

“Sot jemi këtu për të nderuar një mik në ditë të vështira, i cili me shumë përkushtim na ka ndihmuar pa kursim për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e fer rit në kampet e lu ftës në Siri. Siç thoshte poetja amerikane Maja Angelou, hero është ai që ka si qëllim ta bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë, dhe nuk përshkrim më të saktë për gjeneralin Abaz Ibrahim.

Në operacionet e zhvilluara ku plot fëmijë dhe gra janë nxjerrë nga Al Hol dhe jo vetëm , gjeneral Abaz Ibrahim ka qenë pika jonë e referimit, ka qene krahu ynë i djathtë, i pa kursyer , pa asnjë interes përveç atij human për të nxjerre nga ferri njerëz fatkeq”, tha Rama. Kryeministri përmendi rast pas rasti , ndihmën e madhe që gjenerali ka dhënë, në operacione që siç tha ai, ishin njëri më i vështirë se tjetri.

“Ju kujtohet operacioni për Alvinin, e pra ai operacion u kurorëzua falë gjeneralit, qe e kemi këtu, për ta nderuar. Po ashtu shpëtimi i 5 fëmijëve të tjerë më pas, dhe me pas i 14 të tjerëve me 5 nëna, dhe sot e gjithë ditën përpjekjen që vazhdon për të nxjerre pengun e fundit. Operacione njeri me i vështirë se tjetri, me problematika komplekse nga grupet e rrez ikshme atje dhe me pandeminë, e pra sot sidoqoftë , përtej këtyre , Alvini, Endri dumani e tj marrin frymë lirisht dhe bëjnë jetë të sigurt, falë dikujt që u bë për ta një prind i panjohur në distancë, nuk u dorëzua deri kur i përcolli ne derën e avionit.”, tha Rama.