Kryeministri Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Tik Tok një video me pamje të mrekullueshme nga Bleshi në një nga liqenet e zonës ku janë drejt përfundimit shumë shtëpiza pushimi në pritje të turistëve.

“Nuk jemi në liqenet e mrekullueshme të Europës qëndrore apo të asaj veriore por jemi  në Belsh. Në një nga shumë liqenet e zonës ku vazhdojmë i japim shtysë një zhvillimi ndryshe, një zhvillimi të qëndrueshëm të bazuar te turizmi dhe ekoturizmi ‘- shprehet Rama.

@ediramatiktok

#Zvicër? Jo #Norvegji? Jo#BelshBelsh

♬ original sound – EdiRamaTikTok

Belshi, një pikë turistike pranë qytetit të Elbasanit, mund të vizitohet në çdo stinë. Pranë liqenit të Marinës, në Belsh po ndërtohen 7 shtëpiza druri dhe një ambient shërbimi restorant. Shtëpizat kanë një dizajn minimal alpin, të cilat integrohen shumë mirë edhe në territorin përreth liqenit të Marinës.

Materialet e përdorura për ndërtimin e këtyre shtëpizave, janë materiale drusore ekologjike, të cilat e bëjnë impaktin e ndërhyrjes në natyrë akoma edhe me minimal për të mos cenuar ekosistemin e zonës.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe ministrja e Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan nga afër punimet që po kryhen.