Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës në Kuvend se nuk mund të ngrihet një komision hetimor për çështjen ‘Becheti’, pasi sipas tij, nuk ka asnjë njohje të publiku me këtë vendim nga gjykata përkatës, vendim ky që i referohet një vendimi konfidenacial sipas vetë gjykatës.
Rama: Të zbardh plotësisht të gjitha veprimet dhe mosveprimet e organeve të pushtetit ekzekutiv dhe thoni që në fillim në muajin prill 2021 opinioni publik u njoh me vendimin ‘Becheti’, mund të ma tregoni vendimin?
Vendimin me të cilin ju jeni njohur. E di, e di. Prit të mbaroj, po ju shpjegoj nuk asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga gjykata përkatëse, madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale, sepse sipas gjykatës, nuk flas unë, bërja publike e të dhënave konfidenciale me qëllim krijimin e panikut dhe dëmtimin e interesave të vendit, vendimi i cituar i referohet një vendimi konfidencial. Se si në prill 2021 u njoh opinionin para zgjedhjeve, me një vendim që mbulohet nga konfidecialiteti i akorduar nga gjykata ndërkombëtare këtë e dini ju,nuk e them për të trembur por pse nuk bëhet ky komision. Ju në radhë të parë në kërkesën tuaj nuk shpjegoni vendimin zyrtar publik, është gjykata! As në prill 2021 dhe as sot vendimi konfidencial i caktuar nga gjykata si i tillë, shkoni te faqja e gjykatës nëse ju del vendimi aty flasim prapë. Opinioni publik është njohur para zgjedhjeve dhe e patë vetë si shkoi ajo luftë. Kërkesa juaj thotë: Është e qartë që Shqipëria do paguaj dhe zotëria këtu
Është një proces penal, në gjykim prej disa kohësh kur priten dëshmitarë të cilët prej disa muajsh ka pasur vështirësi të lokalizohet. Ky personi është në kërkim nga drejtësia shqiptare, po mbroni një njeri në kërkim, e mbroni këtë njeriun për të bërë politikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosura nga të tjerë dhe jo nga ne, janë detyrime për Republikën dhe jo qeverinë dhe të gjithë ju jeni qytetarë dhe votues dhe humbsa të zgjedhjeve në republikën që është një, pavarësisht se ju doni të bëni një të re por ajo nuk ndodhi. Në favor të Shqipërisë janë dy vendime, para trupave gjyqësore të të gjitha juridiksoneve Shqipëria është një juridiksion. Ju doni të fusni hallin tuaj në një histori që është historia e Shqipërisë me një të kërkuar ng drejtësia. Doni të hapni një vendim që është i mbuluar nga konficidialiteti. Duke shpifur se shteti shqiptar ka filluar të paguaj që është e pavërtetë. Kërkoni një komision që dëmton drejtpërdrejtë interesat e Shqipërisë. Po ju kujtoj konfidencialiteti i këtyre proceseve është detyrues dhe duhet të jetë për të gjithë drejtuesit më të lartë. Është turp që e çoni në përmend, ka kaq shumë gjëra të tjera që mund të merrni. Bie tërmet ju jeni me tërmetin, bie një virus ju jeni me virusin, tani na dolët dhe me këtë, i kërkuar nga drejtësia shqiptare jeni edhe me këtë.