Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij gjatë Kuvendit deklaroi se do çojë dy satelitë në orbitë dhe u shpreh se kjo nuk do të ndodhtë për një kohë shumë të largët por brenda vitit të ardhshëm.

Vetëm ditën e sotme kryeministri ka publikuar një video dhe ka zbuluar se satelitët Albania1 dhe Albania2 do të dërgohen në hapsirë në muajt Mars dhe Qershor të vitit 2022.

Në intervista Rama ka shpjeguar gjithashtu se satelitët do të përdoren për të kontrolluar territorin, kufijtë dhe i gjithë kontrolli të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy.