Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e shkollës 9-vjecare në Pezë të Vogël që mban emrin e ish-drejtorit të Institutit të Ndërtimit, inxhinierit të ndjerë, Agron Hysenlliu.

Rama uroi një ditë të mbarë me pamjet e shkollës duke thënë se profesionisti Hysenlliu, nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi strehën në tërmetin e 26 nëntorit deri kur Covid-19 e ndau brutalisht nga jeta.

Shkolla e re në Pezë të Vogël “Agron Hysenlliu” ka një kapacitet prej 250 nxënësish. Në dy katet e saj godina ka 8 klasa me nga 24 nxënës, 2 klasa për parashkollor, 4 laboratorë kimie fizike, biologjie, bibliotekë, sallë mësuesish, dhomë mjeku dhe psikologu.