Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri në Urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës. Rama shprehet se po vijon puna për ndërtimin e kësaj ure mbi lumin Drin në Kukës, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morin.
“MIRËMËNGJES, dhe me pamjen e punës që nuk ndalet për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Ura do të zëvendësojë atë ekzistuesen mbi lumin Drin i Zi, e zhvendosur rreth 100 metra skiç në anën lindore të saj. Ura me gjatësi prej rreth 350 m do të jetë një vepër arti arkitekturore, me dy bazamentet prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.