Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se satelitët që do të sjellë shumë shpejt në Shqipëri do të lidhen me ujin 24 orë si dhe do të shërbejë si syri inteligjent që kontrollon cdo ndërhyrje të paligjshme.
Në fjalën e tij, theksoi se do të kontrollohet ndërhyrja në pyje apo ndërtimet pa leje dhe askush nuk do të mundet të korruptojë apo të gjejë lidhje krushqie apo farefisi për t’i shpëtuar masës që do t’i vendoset.
Pyetje: Ujë 24 orë apo satelitë në rast se do të kemi një alokuim buxheti?
Rama: Po t’i them unë që satelitët do lidhen dhe me ujin 24 orë çfarë do thoni ju? Të gjitha bashkë. Nëpërmjet satelitëve do të kemi kontroll të përditshëm mbi të gjithë Shqipërinë dhe do të mund të identifikojmë çdo lloj ndryshimi apo ndërhyrje të paligjshme. Do kemi kontroll të plotë dhe mjedisin duke identifikuar në kohë reale si vendgrumbullimet e mbetjeve apo ndërhyrjen në pyje.
Na duhet sy inteligjent që i tejkalon kapacitetet njerëzore. Dhe për identifikuar çdo ndërtim pa leje jo duke e lënë në rrjedhën e inspektimeve dhe duke u gjetur para një ngrehine që ka shkuar në kat të tretë. Me dron inteligjent, kjo identifikohet të nesërme. Kush cënon integritetin e Shqipërisë, do të ketë parasysh që po e sheh dikush tjetër që nuk korruptohet as kompromentohet dhe nuk gjendet në asnjë lidhje krushqie apo farefisi se është lart