Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në Gjermani ka pasur një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder. Rama shprehet se Söder është një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin evropian.
Kryeministri thekson se me Söder “do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”.
“Mynih, Gjermani – Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin evropian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”, shprehet kryeministri Rama në një reagim teksa ka publikuar edhe pamje nga takimi.