Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim pune me administratorët e Njësive Administrative, kryetarët e PS-së, në Njësitë Administrative dhe të deleguarit e zonave në qarkun e Elbasanit.
Në cilësinë e drejtuesit politik të PS-së në qarkun e Elbasanit, Gjiknuri diskutoi mbi procesin e analizës dhe riorganizimit që ka nisur në çdo strukturë socialiste.
Ai ripërsëriti edhe njëherë angazhimin që duhet të ketë çdo strukturë socialiste, në mënyrë që sipas tij, “të jemi gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025”.