Sali Berisha do të mbajë në Kukës takimin e radhë së turit të quajtur “Foltore”. Por një nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD-s, Ardian Gjana me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se ka pasur tre telefonata nga miqtë e shokët për të firmosur Peticionin për të mbledhur Këshillin Kombëtar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjana shprehet e atij i kanë deklaruar se Basha ka tradhtuar Berishën e ndaj duhet hequr. “E ka pre në besë është i shitur tek Rama. Ndoshta i ka të gjitha, nuk i di, nuk kuptoj politika të mëdha unë. Por ama një gjë di që dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe dhe nuk ja dërgova unë Berishës, Bashën por ai e solli tek ne”, shkruan demokrati.
Më poshtë postimi i plotë/ Sot kam marrë tre telefonata nga shokë dhe miq të mirë demokratë! Nga të tre mora një kërkesë ose formë urdhëri! Ku je duhet të firmosësh peticionin? Çfarë të firmos nuk po kuptoj! Je delegat i kuvendit kombëtar? Po jam. Duhet të firmosim të shkarkojmë kryetarin!!! Më erdhi për të qeshur dhe i them. Ore po ne akoma nuk kemi hequr ish kryetarin e kemi pasur kryetar deri dje çfarë thoshte ai bëhej ju me thoni të heqim kryetarin! Duhet! Ka tradhëtuar Berishën, e ka pre në besë, është i shitur tek Rama. Ndoshta i ka të gjitha, nuk i di, nuk kuptoj politika të mëdha unë. Por ama një gjë di që dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe dhe nuk ja dërgova unë Berishës, Bashën por ai e solli tek ne.
Po, por i doli tradhëtar! Ndoshta i doli por atëherë përse e solli të mbronte interesat e veta? Atëherë prap nuk jam me Berishën sepse për mua ka me shumë rëndësi Partia Demokratike se personi. Pastaj me thonë ti bëj si të duash vetëm Salia na sjell në pushtet! Nuk durova me dhe fillova të numëroj disa gjëra. Dëgjo or mik, shok dashamirës, në pushtet ishim me Berishën dhe humbëm në 2013 fal arrogancës të ministrave dhe drejtorëve të përjetshëm të Sali Berishës dhe ata i shikoj sërish në krah të tij edhe sot.
Kjo humbje na vjen falë ndryshimeve kushtetuese që bëri Berisha me Ramën në 2008. Me Berishën ishim dhe ne 2009 dhe nuk fituam por morëm krimbin LSI dhe e futem mes nesh. Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë për daljen nga parlamenti dhe e mbrojti me çdo kusht. E shume e shume gabime të tjera. Dhe unë nuk mund ta fal dot Berishën pse kërkon falje në çdo takim që bën. Dhe ndaj nuk jam dhe nuk do jemë me të. Unë ngelem demokrat Zoti i bekofte demokratët.