Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka vizituar nga afër ambientet ku ruhen vaksinat Pfizer kundër Covid-19, i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje”, shkruan Rama.