Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, foli sot në studion e “Zona Zero” në Top Neës për përplasjet brenda Partisë Demokratike.

E pyetur nga moderatori Thimi Samarxhiu se si do ishte PD nëse në krye do të kishte qenë i ndjeri Sokol Olldashi, Topalli tha se me cilindo përveç Bashës partia do të kishte qenë më mirë.

Si do ishte PD nëse Olldashi do ishte në krye të saj?

Sigurisht që do ishte ndryshe, edhe sikur të kishim vendosur edhe rojen e selisë së PD, nuk do ishte shitur, do kishte qenë ndryshe. Se unë i njoh ata dhe janë burra shumë të mirë.

Vendimi për ta shpallur non-grata Berishën?

Mua më ka çudit shumë vendimi i SHBA. Më është dukur i padrejtë. Një njeri që kishte 8 vite i larguar nga pushteti. Mua m’u duk e padrejtë. Unë besoj që Basha e donte këtë vendim të SHBA, që ta hiqte nga grupi i PD. Për mua shtiret kur thotë se ishte vendim i vështirë.