META DEPOZITON KERKESEN KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT NE KUSHTETUESE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dale nga Gjykata Kushtetuese pasi ka depozituar kerkesen per shpalljen antikushtetuese te ligjit per shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Meta tha se “Nuk jemi rastesisht pa Gjykate Kushtetuese. Vendin pa Gjykate Kushtetuese e la Ramaforma.”/r/n/r/nMETA SUBMITS REQUEST AGAINST THEATER DEMOLITION AT CONSTITUTIONAL COURT - The President of the Republic, Ilir Meta, leaves the Constitutional Court after filing the request for the proclamation as unconstitutional of the law for the demolition of the National Theater. Meta said that "We are not by chance without the Constitutional Court. The country was left without the Constitutional Court by Ramaform."

Nga Adriatik Doçi

Pas katër muajsh, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka nisur shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili akuzohet nga Parlamenti për cenim të marrëdhënieve me SHBA, nxitje të veprimeve të dhunshme, marrje të kompetencave të institucioneve të tjera, shantazh ndaj drejtësisë dhe ambasadorëve, cenim të sigurisë, dëmtim të imazhit të vendit, shkelje të 20 neneve të Kushtetutës etj. Kushtetuesja e ka shqyrtuar çështjen ‘Meta’ në seancë paraprake, duke vendosur kalimin për shqyrtim në seancën plenare. Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon një procedurë të veçantë në rastin kur Kuvendi kërkon shkarkimin e presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Nëse paditë dhe kërkesat e zakonshme në seancë paraprake, pra dhomë këshillimi, shqyrtohen nga trupa gjykuese me nga tre anëtarë, në seancën paraprake për shqyrtimin e vendimit për shkarkimin e Presidentit duhet të marrin pjesë shumica e anëtarëve, pra të paktën 5.

Madje, sipas nenit 62 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kalimi i çështjes për shqyrtim në seancë plenare vendoset me votat e shumicës së anëtarëve të saj, pra duhet të votojnë pro të paktën 5 anëtarë nga 9 anëtarë që ka Gjykata Kushtetuese. Në rastin konkret, Kushtetuesja ka 7 anëtarë, ku të paktën 5 nga të cilët kanë votuar për kalimin e çështjes për gjykim. Pika 1 e nenit 62 të ligjit për Kushtetuesen parashikon se edhe seanca paraprake duhet të zhvillohet në formën e një seance publike, pikë e cila në rastin e presidentit Meta nuk është zbatuar nga Gjykata Kushtetuese.

Po cilat do të jenë hapat e mëtejshëm deri në vendimmarrjen për fatin e Presidentit? Gjykata Kushtetuese tashmë do do të nisë përgatitjet për gjykimin e çështjes, duke caktuar edhe një datë për zhvillimin e seancë plenare. Por, që Kushtetuesja të mblidhet në seancë plenare, të shqyrtojë çështje si dhe të marrë vendime, duhet të sigurojë një kuorum jo më pak se 6 anëtarë. Këtu nuk përjashtohet mundësia e një surprize, duke bllokuar seancën plenare, pasi zhvillimi i saj është në dorën e dy anëtareve, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, të emëruara nga Ilir Meta.

Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtes, një analist pro PD-LSI, bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha, ndërsa Marsida Xhaferllari ka lidhje të shumëfishta me Berishën dhe Metën. Nëse dy anëtaret bashkohen, mund të bllokojnë seancën plenare. Pra egziston mundësia që Berisha dhe Meta të ndikojnë për të sabotuar mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, në seancë do të njoftohen palët, në rastin konkret Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre pro dhe kundra vendimit të shkarkimit. Ilir Meta mund të paraqitet vetë në seancë plenare ose të autorizojë një përfaqësues ligjor. Refuzimi i mundshëm i Metës për të marrë pjesë, ashtu siç edhe refuzoi komisionin hetimor, nuk e ndalon Kushtetuesen për të vijuar shqyrtimin e vendimit të Kuvendit, i cili e shkarkoi nga detyra.

Përpos presidentit dhe Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mund të thërrasë edhe persona të tjerë në gjykim. Pas dëgjimit të palëve, Kushtetuesja do të vendosë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra ose për rrëzimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij. Që Meta të shkarkohet nga detyra duhet të votojnë pro shkarkimit të tij të paktën 5 anëtarë nga 7 anëtarë që ka sot Gjykata Kushtetuese. Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Gjykata Kushtetuese, për të shtyrë në kohë dhe lehtësuar veten nga pesha e një vendimmarrje të vështirë, t’i drejtohet për një opinion Komisionit të Venecias, nëse Meta e ka shkelur ose jo Kushtetutën.

Një lëvizje të tillë, Gjykata Kushtuese, e ndërmori edhe për çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, edhe pse Komisioni i Venecias ishte shprehur një herë, duke legjitimuar zhvillimin e zgjedhjeve dhe hedhur poshtë si të paligjshëm dekretin e Metës për t’i anuluar. Venecia përsëriti pothuajse të njëjtën përgjigje, duke lënë në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nëse Kushtetuesja do ta përsërisë këtë manovrim edhe në rastin e presidentit, vendimmarrja përfundimtare mund të shtyhej pasi Metës t’i përfundojë mandati si president.(Shqiptarja.com)