Gazetari Sokol Balla ka komentuar intervistën e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Ëilliam Ryerson, i cili tha se fakti që vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA, u komunikua nga vetë sekretari Blinken, është një sinjal i fortë kundër korrupsionit.

“Ryerson doli Sorosian? Jo. Ryerson krijoi “Berishen” ne 1992. Si doktor Frankenstein ne roman, ai kishte dhe te drejten absolute ta “v ri st e” sot ate. Foltoret mund te flasin kunder Bashes, por tentojne diku tjeter. Pa sukses sigurisht”, shkruan ai.

Kujtojmë që ndër vite Ryerson ka qenë një ndër mbështetësit e Berishës dhe i vetmi ambassador amerikan që nuk është përplasur me të. Por edhe ai e “tradhtoi”.