Trajneri portugez i Polonisë, Paulo Sousa doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Shqipërinë, ku u shfaq mjaft optimist për skuadrën e tij dhe mbi të gjitha për marrjen e tre pikëve. Më e rëndësishme ndeshja e Spanjës apo ajo e Tiranës? Cili nga sulmuesit mund të bëjë diferencën në këtë ndeshje? Që në ditën e parë ne kemi kaluar shumë faza dhe mënyra më e mirë është për të qenë koherentë. Unë i jap rëndësi mentalitetit të ekipit dhe jemi shumë të fokusuar në lojën tonë. Ne bëjmë presing shumë të mirë në lojën pa top, gjë që nuk e bënim dot në ndeshjet më përpara. I kam dhënë theks lojës kolektive kryesisht, por edhe asaj individuale. Nuk fokusohemi vetëm te një lojtar, por te i gjithë grupi, megjithatë duhet të arrijmë rezultate, për të rritur konfidencën. Sa u përket ndeshjeve, duhet të kemi mentalitet të njëjtë për përballimin e tyre, por strategji të ndryshme.
Swiderski duket se po shkëlqen me përfaqësuesen nën drejtimin tuaj? Ka një lëvizshmëri të lartë dhe ka bërë paraqitje të mira me ekipin e tij. Nga ana tjetër Adam është sulmues i fuqishëm dhe brenda zona mund të rrezikojë si me kokë ashtu dhe me këmbë. Gjithçka dhe asgjë? Kjo ndeshje vlen gjithçka. Sa e vështirë do të jetë përballja me Shqipërinë? Nuk ka sekrete, Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikasë në rastet e krijuara. Keni lojtarë kyç në pozicione të caktuara dhe do jetë një ndeshje e fortë.
Në lidhje me formacionin nesër? Kam dy dyshime, pasi duhet të verifikojmë mirë gjendjen e lojtarëve, ndaj do të vendosim vetëm nesër se kush do të zbresë në fushë.