Nga Eduard Zaloshnja
Pas euforisë së Bashës nga përkrahja e hapur e ambasadores amerikane në lidhje me pezullimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, një mik me përvojë të gjatë politike më kujtoi një fjalë të urtë. “Mos u gëzo para kohe nëse sheh dritë në fundin e tunelit, se mund të jetë treni që po të vjen përballë”, ishte fjala e urtë.
Në fakt, fill pas shpalljes së vendimit të Bashës për pezullimin e Berishës dhe urimit të ambasadores amerikane në shkallët e SHQUP-it për rikthimin e shpejtë të PD-së në pushtet (duke patur Bashën përkrah), dukej se po shfaqej dritë në fundin e tunelit për “yllin në ngjitje” Basha (siç e kishte quajtur dikur ambasadori Arvizu).
Por javët e fundit po tregojnë se drita që pa Basha në fundin e tunelit atëherë paskësh qenë i trenit “Berisha”, i cili shton vagona nga foltorja në foltore (kjo, bazuar në sondazhe private që kam zhvilluar, por që detajet nuk mund t’i publikoj). Me vrullin që ka marrë treni “Berisha”, gjasat janë që ta përmbysë numerikisht Bashën, si në elektoratin e gjerë të djathtë, ashtu edhe në antarësinë e PD-së. Juridikisht mund të jetëtjetër histori, ngaqë Basha ka demonstruar deri më sot aftësi në shtyrjen pa fund të seancave gjyqësore…
Sidoqoftë, le të hamendësojmëpër një çast se Berisha do të rikthehet në krye të PD-së, si numerikisht, edhe juridikisht. Por përballë do të ketë murin 800 metra të “Edvinit”, siç e quan ai kryeministrin aktual…
Në tre zgjedhjet e fundit parlamentare, PS-ja dhe partitë e vogla rreth saj (PSD etj.) janë luhatur rrotull kuotës së 800 mijë votave, pavarsisht se sa shqiptarë kanë votuar për të gjitha partitë e tjera (PD, LSI, etj. etj.). Ndërsa qysh kur “Edvini” erdhi në krye të PS-së, ajo dhe partitë e vogla rreth saj (PSD etj.) kanë patur një stabilitet statistikor të frikshëm në çdo qendër votimi – vetëm në 51 qendra votimi (ndër rreth 5200), PS+satelite janë luhatur më shumë se 1% nga mesatarja e përqindjes së katër zgjedhjeve të fundit parlamentare! (Në qendrën time të votimit, p.sh, PS+satelite kanë marrë 49% +/-0.1% të votave në katër zgjedhjet e fundit parlamentare.)
Përballë një muri të tillë elektoral, treni “Berisha” do ta këtëtejet të vështirë, edhe sikur miku i vet më i ngushtë të zëvendësojëAntony Blinken në Departamentin e Shtetit… Sepse koalicioni më i sukseshëm i Berishës këtë shekull (më 2009, kur ishte kryeministër i gjithfuqishëm) mori vetëm 46.7% të votës popullore. Ndërsa herën e fundit që ishte në krye të një koalicioni (më 2013, kur u detyrua të largohej nga pushteti) koalicioni i tij mori vetëm 39.5% të votave…