Prej ditës së djeshme nisi java e vaksinimit të studentëve dhe vaksinimi po kryhet në fakultetin ku studion, strukturat shëndetësore me dekanatet dhe rektoratet kanë përpiluar dhe miratuar kalendarin e vaksinimit antikovid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se, ekipet e shëndetësisë janë në dispozicion çdo ditë të javës.

“Ekipet e shëndetësisë janë në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, për t’u vaksinuar ndaj COVID-19, çdo ditë të kësaj jave, nga ora 8:30-14:00”, tha Manastirliu.

Dje në qendrat e vaksinimit pranë fakulteteve, në kuadër të “Javës së vaksinimit masiv të studentëve”, janë paraqitur një numër i lartë studentësh për të kryer vaksinën.

Që nga nisja e fushatës së vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh”, janë kryer 1 milion e 800 mijë vaksinime. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antikovid.