Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor se duke nisur nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje me 43% për rinovimet e patentave të klasit “B”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar si lajm të mirë dhe se aplikantët do të përfitojnë ulje drastike.

“LAJM I MIRË nga DPSHTRR?

??Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (? me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë. Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%

Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa?” shkruan Rama.