Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Now” që është i hapur të ulet në dialog me opozitën për ndryshimet kushtetuese që ata propozojnë. Kryeministri Rama tha se është i hapur për dialog edhe për vetingun për politikanët.
“Nëse opozita na bind që ndryshimet kushtetuese duhen zhbërë, atëherë ne jemi të gatshëm për të dëgjuar me respekt. Mbase i bindim ne ata që nuk duhen zhbërë, mbase na bindin ne ata. Rëndësi ka të ketë dialog”, u shpreh kryeministri Rama.
Kushtet që kryeministri përmendi është që opozita ta “bindë” qeverinë për ndryshimet që duhen bërë si edhe dialogu të jetë në pozita të barabarta dhe pa ultimatume.