Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në Old Trafford kundër Everton, ndeshje e vlefshme për Premier League.
Lojtari që ka ndalur Cristiano Ronaldo-n me shokë dhe ka shmangur humbjen për ekipin e tij ka qenë Andros Townsend, i cili ka festuar si CR7 pas golit të shënuar. Pas ndeshjes, ai ka dashur të sqarojë pse ka festuar në atë mënyrë.
“Nuk ka qenë një imitim ose tallje, ka qenë një shenjë respekti për një nga idhujt e mi. Ka shumë mundësi që edhe festimin të mos e kem bërë në mënyrën e duhur”, ka thënë Townsend për BT Sport.