Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur drejtorin ekzekutiv të Pfizer-it, Albert Bourla, i cili vizitoi nga afër qendrën e vaksinimit ‘Air Albania’.
Në një prononcim për mediat në ambientin e jashtëm të Arenës Kombëtare, Rama falenderoi Bourlan për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në një kohë tepër të vështirë të pandemisë.
Kryeministri tregon për momentin kur ai shkoi në New York personalisht dhe shtoi se falë shefit të madh të Pfizer Shqipëria arriti të marrë vaksinat më parë se sa vendet e tjera në Rajon.
Rama: Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit, kemi nderin të mirëpresim shefin e madh të Pfizer i cili është bërë një mik i yni, i Shqipërisë, na hapi derën në momentin më të vështirtë. Kur ne shkuam në Në York kur s’kishim asnjë perspektivë të qartë. Folëm gjatë në New York edhe pse nuk na premtoi aty për aty na dha fjalën që do bënte gjithçka për ta zgjidhur. Falë tij mundëm të marrim vaksinat më parë se sa të tjerët. Dua t’ja shpreh atij atë q e kam shprehur vazhdimisht, mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetë së qytetarëve tanë