Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë premtimin për të vendosur linjën ajrore të drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë.
Ai tha se kjo gjë do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushime në Egjipt.

‘Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh.

Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo cka është tipari më i cmuar i Egjiptit, kultuar juaj do të jetë bazë për bashkëpunimin tonë në fushën kulturore. Besojmë që kemi cka t’ju tjegojmë juve. Por ju keni shumë gjëra për t’u treguar njerëzve tonë. Le të shohim nga e ardhmja. Ka pasur një arsye që historia na ka lidhur fort’ – tha ai.