Qeveria e Republikës së Kosovës në formë elektronike sot ka mbajtur mbledhjen e 40-të të saj. Në këtë mbledhje u mor vendimi për plotësim-ndryshimin e pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19.
Sipas vendimit të sotëm, kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021. Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor. Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare.