Aktivisti Ilir Demalia shkruan se Shkëlzen Berisha po derdh para të madhe për të lobuar që t’iu hiqet damka që iu ka vënë SHBA, duke nisur që nga lobi serb i Grenell.
“Grenell është në të drejtëm e tij si filo serb. Ajo që nuk po kuptoj megjithëse e kuptoj, është aleanca Berishës me Grenell dhe klanin serb të Grenell.
Në një kohë që Sali Berisha pretendon se është futur në BLACK LIST të State Departament, për arsye se ai ka kundërshtuar planin e Soros për ndarjen e Kosovës, dhe ka ndaluar këtë plan me denoncimin e tij, në një kohë qe Berisha, në planin ndërkombëtar nuk është kurrfarë faktori sepse nuk ka funksion shtetëror që të thirret si palë ne tryeza bisedimesh.
Në anë tjetër ky Berishë ka bërë aleancë me ata me ata që punuan dhe luftuan fort për ndarjen e Kosovës duke rrëzuar një një qeveri legjitime, si Richard Grenell me njerëzit e tij të administratës Trump.
Keto të dyja nuk rrinë bashkë, zgjidh e merr Sali Berisha!
Gojët e liga thonë se Zen Berisha po derdh para të madhe për lobim me ndonjë kongresmen apo Grenell e të tjerë, zarat e zarushet e zara zarusheve-zarush, por Amerika nuk shitet e blehet me zarush-zarushe-zar-pa zar, qofshin këta senatorë apo kongresmenë dhe ish-keshilltarë të Sigurisë Kombëtare.
Që Zeni po shpenzon para të madhe për të lobuar për damkën e familjes, si korrupsion madhor dhe pengim të zhvillimit demokratik, këtë e ka ndjerë dhe Syri.net Qim Peka.com si televizion dhe portal i familjes Berisha”, shkruan ai.