Austria ka shtrënguar masat antiCovid për të parandaluar përhapjen e virusit.
Mediat e huaja raportojnë se do të nisë fushatën e vaksinimit të detyruar më 1 shkurt dhe ata që refuzojnë imunizimin rrezikojnë gjobë deri në 3600 euro.
Kjo shumë mund të shkojë deri në 7200 euro nëse refuzimi i vaksinës përsëritet. Ministria e Shëndetësisë e konsideroi një masë të domosdoshme për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit, që është rreth 70 për qind.
Megjithatë, disa elemente mbeten të paqarta, veçanërisht se çfarë pritet të ndodhë nëse dikush vazhdon të refuzojë të vaksinohet edhe pas marrjes së gjobave.