Ish konkurrenti i “Për’Puthen”, Bajo i ftuar në “Shqipëria Live”, Bajo tregoi se ka pasur një lidhje me një konkurrente nga sezoni dy i emisionit të dashurisë. Bajo tha se bashkëjetonte prej 4 muajsh me vajzën në fjalë dhe se vazhdonin lidhjen e tyre edhe gjatë 2 javëve të para që ai ka qenë pjesë e emisionit.
Fill pas kësaj dyshja janë ndarë pasi vajza ka zgjedhur të largohet.
Bajo: Kam qenë në lidhje me të 2-3 javët e para që kam qenë në emision, e kam pasur në shtëpi. Bëmë një pakt bashkë, shiko se unë i kam synimet e qarta më prit. Nuk më priti edhe pse e doja. Ja bëra të qarta para se hyja, te pjesa e famës dhe për ta përdorur si trampolinë drejt biznesit. Ajo nuk duroi dot presionin dhe u largua më vjen keq që jam ndarë. 4 muaj bashkëjetesë kalova me të, lidhje kam më tepër. Ajo femër ka një familje dhe e kam dashur realisht. Nuk ja vlejti që mora pjesë në ‘Përputhen’ dhe e humba. E kam takuar, arritëm një konsesus nga të dyja palët, ajo në hallin e vet edhe unë në timen. I them live që të kam dashur shumë, por edhe një libër po ta lexosh dy herë nuk ka sens.