Humoristi Erion Isai, i cili prej dy vitesh e gjysmë është edhe kryetar i Bashkisë së Ersekës, ka dhënë një intervistë, ku komenton personazhe të ndryshme.
Ai foli për televizionin ku punon si skenarist humori, ku dha mendimin e tij për kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, por dhe personazhe të tjera:
“Agron Llakaj: Pasionant, punëtor
Altin Basha: Regjisori më i mirë shqiptar
Ardit Gjebrea: Dashuri
Flor Binaj: Djal i talentuar
Rezart Veleshnja: Djal i talentuar
Bes kallaku: Vëllai im
Olsi Bylyku: Djalë flori
Gent Zenelaj: Shumë babaxhan, djal i çiltër
Jul Deda: Jul Dedën nuk di si ta përshkuaj kemi pasur disa përplasje virtuale politike. Vazhdoj të kem konsiderat për familjen Deda, për Marjon dhe për Zefin.
Edi Rama: Nuk kam njohje, nuk e kam mik, as shok. Të punosh me të është surprizë shumë e madh, nuk e di a do vijë njëri-tjetër me shumë punëtor se ky.
Sali Berisha: Lider, nuk jam dakord me asnjë lloj tipologjie të tij, po lider është.