Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e radhës të Komitetit të përbashkët të Politikave te Arsimit të Lartë me rektorët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në mbledhje u diskutua për ecurinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve, në kuadër të të cilit janë nënshkruar së fundmi rreth 20 marrëveshje të reja bashkëpunimi dhe janë në proces 30 marrëveshje me universitete prestigjioze ndërkombëtare.
Në fokus të takimit ishte edhe buxheti për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2022, hapja e programeve të doktoraturave, si dhe projektet e reja të kërkimit shkencor.