Antonio Conte është buzë emërimit trajner i ri i Tottenhamit, megjithëse ishte afër ta merrte drejtimin e Manchester Unitedit. Conte tashmë ka ateruar në Londër, teksa në mbrëmje do të takohet me drejtuesit e Tottenham për detajet e fundit dhe nënshkrimin e kontratës deri në vitin 2023.
Fitorja e Unitedit 3:0 kundër Tottenhamit e shtyu këtë të fundit ta shkarkojë trajnerin Nuno Espirito Santo, duke i hapur rrugë emërimit të Contes. Tottenhami është në vendin e tetë në Premierligë me 10 pikë më pak se lideri Chelsea.