Nga Divjaka ku inspektoi punimet nga nënstacioni elektrik te rikonstruktuar ministrja Balluku garantoi qytetaret se nuk do ketë rritje te çmimit te energjisë për abonentët familjare dhe biznesin e vogël. “Ne kemi aprovuar një paketë masash për te mbështetur te gjithë këtë periudhë krize, qofte deri ne dhjetor 2031 dhe qofte ne buxhetin e 2022”.

Përgjigje i dha edhe akuzave te opozitës qe i ka kërkuar SPAK te hetoje abuzimet me 3 tendera te OSHEE, që sipas demokrateve i ka shkaktuar buxhetit te shtetit nje dem prej 40 mln eurosh. “Vërtet janë investuar 500 mln euro, por këto investime janë te dukshme. faktohen me nivelin e shërbimit që kemi”.

Balluku shpjegoi dhe nevojën e rritjes së numrit te punonjësve ne OSHEE nga 2015-2021 si dhe rritjen e pagave ne këtë sektor. “Te gjitha këto investime pavarësisht se janë te automatizuara kërkojnë skuadra te mirëfillta që ti mirëmbajnë. Kemi rritur pagat e atyre burrave dhe grave që ne dimër dhe ne bore ju shërbejnë qytetareve”.