9 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vend. Numri i viktimave është rritur krahasuar me një ditë më parë, kur u raportuan 5 humbje jete. Nga 2902 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID, 440 qytetarë, kurse dje ishin 516 të infektuar.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Gjashtë qytetarë nga Tirana 62- 82 vjeç, dy qytetarë nga Berati 74-77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, raporton ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 160 në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon ministria.

Statistika (26 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 440
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 150
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2902

Testime totale 1,385,581
Raste pozitive 198,732
Raste të shëruara 188,045
Raste Aktive 7,610
Humbje jete 3,077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,970
Fier 684
Gjirokastër 553
Shkodër 489
Berat 430
Durrës 393
Elbasan 346
Vlorë 267
Korçë 201
Lezhë 168
Dibër 60
Kukës 49