Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 568 raste të reja me koronavirus nga 2659 testime të kryera.

Fatkeqësisht, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe.

Sakaq, në të gjithë vendin bëhet me dije se janë 8,059 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 398 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalet COVID mësohet se po marrin trajtim spitalor 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.